Policia e shpallë në kërkim Riad Sopjanin, i dyshuar për grabitjen e fundit në Prishtinë

Policia e shpallë në kërkim Riad Sopjanin, i dyshuar për grabitjen e fundit në Prishtinë

Lidhur me grabitjet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë, policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar, njofton Insajderi.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës e rajonit të Prishtinës ka thënë për gazetën Online Insajderi se janë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve për gjetjen e të dyshuarve.

Një nga të dyshuarit është edhe Riad Sopjani, i moshës 19 vjeçar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, dhe është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

Tutje në raportin e policisë, kërkohet ndihma nga ana e qytetarëve, që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërojë organet policorë në numrin e linjës 192./Insajderi.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm