Policia: Faton Brahimi u arrestua falë bashkëpunimit me qytetarët

Policia: Faton Brahimi u arrestua falë bashkëpunimit me qytetarët

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të enjten Faton Brahimin, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të axhës së tij në Novosellë të komunës së Pejës, njofton Insajderi.

Sipas policisë, arrestimi është bërë në bashkëpunim me qytetarët.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021, është bërë arrestimi i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se i njëjti është dërguar në ndalim policor, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, është konfiskuar.

Faton Brahimi dyshohet se më 24 prill të këtij viti ka vrarë kushëririn e tij, Bashkim Brahimi, për çështje pronësore./Insajderi.com