Policia flet për gruan “misterioze” që u raportua se ngacmonte fëmijët nëpër Kosovë

Policia flet për gruan “misterioze” që u raportua se ngacmonte fëmijët nëpër Kosovë

Ka disa ditë që fotografitë e një gruaje “misterioze” po qakullojnë nëpër rrjetet sociale, e cila sipas tyre me dyshimin se po ngacmon femra dhe fëmijë.

Policia e ka identifikuar atë si Z. S, femër e nacionalitetit rome nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Malishevë.

Sipas zëdhënëses së policisë, Lirije Podrimaj, policia e ka identifikuar atë me 23 maj rreth orë 19:25.

“E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur ne gjuhet zyrtare te shtetit te Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën Gjermane. Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të Policisë është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj, mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat qe e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll”, tha ajo për Insajderin.

Podrimja njofton se lidhur me këtë çështje është kontaktuar Stacioni Policor në Podujevë. Sipas saj e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor.

“Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë”.

“Me date 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rinj ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,,Runu ejjj Rrezik neper shtepia”, tha Podrimja.