Policia gjen armë në veturën e deputetit Bekë Berisha

Policia gjen armë në veturën e deputetit Bekë Berisha

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka ndaluar veturën e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e cila ishte duke u drejtuar nga shoferi i tij, shkruan Insajderi.

Gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një çantë e cila është raportuar që i përket deputetit Berisha, i cili nuk ka qenë prezent në veturë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha në llogarinë e tij në Facebook, raporton Insajderi.

“Unë nuk kam qenë në veturë, arma ka qenë në veturën time zyrtare. Është hapur edhe rast, e kanë ftuar forenzikën, tendenca ka qenë me e bë mediale dhe me më njollos tani sepse janë zgjedhjet komunale. Është etiketim me qëllime politike”, ka thënë deputeti Berisha.

Ai ka thënë se është i pajisur me dokumentin që i lejon armëmbajtjen./Insajderi.com