Policia gjen drogë në kontejner te Parku i qytetit

Policia gjen drogë në kontejner te Parku i qytetit

Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të substancave narkotike te Parku i qytetit në Suharekë.

“Gjatë zbatimit të planit operativ ‘Stop drogat’, Policia në parkun e qytetit në Suharekë te një kontejner i mbeturinave ka gjete një sasi me peshë 2.40 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Nuk ka të dyshuar, kurse rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa policia në disa raste të tjera të ndara ka gjetur substanca narkotike në sasi të vogla. Në rr. “Fahri Fazliu” në Prishtinë pas mesnate, gjatë legjitimimit nga Policia tek i dyshuari mashkull shqiptar është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Ndërsa në fshatin Llapna Sellë më orët para mëngjesit, njësitë policore kanë ndaluar veturën Opel Vectra dhe gjatë kontrollit janë gjetur tri qese të dyshuara me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Në të dyja rastet, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.