Policia gjenë para dhe një telefon brenda taksisë te “Grandi”

Policia gjenë para dhe një telefon brenda taksisë te “Grandi”

Policia e Kosovës pas kontrollit të parë të veturës taksi me targa të Beogradit, ka gjetur brenda vetëm gjëra të zakonshme.

Sipas Rexhep Sijarina, nënkolonel dhe drejtor i Rajonit të Prishtinës, në veturën taksi që ishte parkuar e ndezur para Hotel Grandit, janë gjetur vetëm gjësende të vozitësit.

“Ne do ta bëjmë edhe një kontroll. Për momentin gjithçka është nën kontroll. Në makinë kanë qenë disa gjësende të vozitësit, disa para që kanë qenë në ulësen e pasagjerit dhe një telefon. Ato i ka lënë ai më herët, dhe makina ka qenë e ndezur, Ato nuk kanë qenë të dyshimta, kemi menduar se mund të ketë diçka tjetër të dyshimtë”, ka thënë Sijarina për Express. /Insajderi.com