Policia greke arreston shqiptarin që la në rrugë tre fëmijët e tij

Policia greke arreston shqiptarin që la në rrugë tre fëmijët e tij

Autoritetet policore në Greqi kanë arrestuar një baba shqiptar, për shkak se ka braktisur tre fëmijët e tij të moshës 3 muaj deri në 7 vjet.

Ngjarja ka ndodhur afër spitalit të fëmijëve në qytetin Karamandaneio, ku edhe jetonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Siç raportojnë mediat greke, babai shqiptar është arrestuar pas lajmërimit të një prej banorëve të cilët e kanë njohur atë si baba të tri vajzave.

Policia tha se përpos babait janë në kërkim edhe të nënës së fëmijëve e cila për momentin nuk dihet se ku gjenet.

Ndërsa fëmijët tashmë janë dërguar në Qendrës Sociale për Përkujdesje të Fëmijëve të Braktisur në Athinë. Ato janë mirë me shëndet edhe pse kanë disa shenja dhune, raporton policia greke./Insajderi.com