Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj gazetarit Musa Mustafa për raportim të rrejshëm, dy ditë pasi ai deklaroi se ishte kërcënuar me jetë përmes një sms në gjuhën serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, hetimet e zhvilluara nën autorizimin e prokurorit, bazuar në prova të siguruara dëshmojnë se se rasti i raportuar nga gazetari nuk ka elemente të kanosjes.
“Provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com