Policia e Kosovës është parë brenda Ministrisë së Infrastrukturës gjatë pasdites së sotme, njofton Insajderi.
Ndonëse ende nuk dihen arsyet e qëndrimit brenda të policisë, ka dyshime se punën e tyre zyrtare po e kryejnë në Zyrën e Sekretarit.
Lidhur me rastin, Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit thonë se deri më tani nuk kanë informacion. /Insajderi.com