Policia i gjen shtatë qese me narkotikë, i konfiskon revole dhe telefona

Policia i gjen shtatë qese me narkotikë, i konfiskon revole dhe telefona

Është arrestuar një person gjatë natës së mbrëmshme pasi që i janë gjetur shtatë qese me substancë narkotike, raporton Gazeta Insajderi.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia bënë të ditur se i kanë konfiskuar edhe një revole, një peshore digjitale, një qese substancë narkotike dhe disa qese të zbrazëta për narkotik si dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com