Thirrjes së krerëve të shtetit për të mos i falur shkelësit e Ligjit për Pandeminë, Policia e Kosovës po i përgjigjet pozitivisht.
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të PK-së, kjo e fundit ka shqiptuar jo më pak se 3,981 gjoba ndaj atyre të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID’19, shifër kjo rekorde që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ndërsa, të martën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se masat do të mbikëqyren në masë edhe nga shumë policë në rroba civile, ndërsa ka thënë se theks i veçantë do t’u kushtohet qytetarëve që janë të detyruar të vetizolohen për shkak të infektimit me virus.
Këto masa përfshinë edhe orën policore nga 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Vendosja e maskës në hapësira publike është e detyruar, madje edhe kur ecni vetëm.
Po ashtu gastronomia e ka orarin më të shkurtuar. Ajo do të punojë deri në orën 21:30./Insajderi.com