Policia ia merr armën pasi gjuajti në ajër për të frikësuar hajdutët

Policia ia merr armën pasi gjuajti në ajër për të frikësuar hajdutët

Në fshatin Nerodime e Epërme në Ferizaj mbrëmë vonë pas mesnate është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shqiptar pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë dyshohet se kishte vjedhur derivateve nga kamioni  pronë e ankuesit mashkull shqiptar, ndërsa ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarrin në ajër”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore nga ankuesi-tani i dyshuar është konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.