Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka identifikuar 66 lëmoshëkërkues gjatë realizimit të planit operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, shkruan Insajderi.
Plani është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku përfshihen 42 fëmijë dhe 24 të rritur.
Numri më i madh është nga ta janë nga Shqipëria më 45 sosh ndërsa 21 janë nga Kosova.
“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet, së gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.
Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj.
Në anën tjetër, Policia në përgjigjet e dërguara për Insajderin ka thënë së në bashkëpunim edhe me akterë të tjerë mundohet të identifikojë numrin e këtyre personave, të cilët sipas tyre qëndrojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpesh herë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.
Nga policia bëjnë të ditur se në vitit 2019 janë evidentuar gjithsej 232 persona lëmoshëkërkues, ndërsa në 2020 është rritur numri, duke u evidentuar gjithsej 236 persona./Insajderi.com