
Në mesnatë është sulmuar fizikisht kandidati për asamble në Skënderaj, nga radhët e Nisma, Beqi Veliu.
Sulmin mbi të e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Mund të konfirmoj se personi ka pësuar lëndime trupore pas dhunës së ushtruar mbi të”, ka thënë Zahiti.
“Policia e di identitetin e sulmuesit dhe është në kërkim të tij”, ka shtuar ai.