Policia inicion raste kriminale ndaj dy të dyshuarve në Pejë

Policia inicion raste kriminale ndaj dy të dyshuarve në Pejë

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste kriminale, ku përfshihen dy persona, njofton Insajderi.

Kontrolli është realizuar në shtëpi banimi në Pejë, nën dyshimin se i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977, posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.

Ndërsa, i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 2000, dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme si dokumente, armë dhe municion, të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.

Lidhur me këtë policia ka iniciuar rast nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armëve’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe ‘falsifikimi parasë’.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregull. /Insajderi.com