
Policia ka dyfishuar shpërblimin për informacionin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic.
Duke kujtuar se kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga vrasja e Ivanovicit, policia aso kohe kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro për secilin që mund të ofrojë informacione që do të çonin në zbardhjen e këtij krimi, njofton gazetametro.net.
Mirëpo, shuma e vendosur atëherë është dyfishuar, kjo është konfirmuar sot për mediat serbe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Resursë , Dejan Jankovic.
Sipas tij, kjo shumë tanimë kap shifrën e 20 mijë eurove.
Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut