Policia jep detaj për përleshjes fizike në një lokal në Prishtinë

Policia jep detaj për përleshjes fizike në një lokal në Prishtinë

Mëngjesin e së martës në një lokal në Prishtinë, disa persona janë përleshur fizikisht. Me të dalë nga lokali në të cilin ndodheshin, të dyshuarit kanë përdorur edhe armët e zjarrit.

Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com