Në sulmin që iu bë shtëpisë së një polici të Kosovës, në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, policia ka treguar se shtëpia e tij ishte sulmuar me armë zjarri.
Në një njoftim nga Policia e Kosovës, thuhet se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:40 nga disa persona të panjohur.
“Podujevë 28.11.2019 – 18:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë “përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.
Ndërsa sipas burimeve të Gazetës Insajderi, shtëpia e policit është duke u vëzhguar nga policia. /Insajderi.com