Policia jep detaje pas vrasjes së Flamur Beqirit në Londër

Policia jep detaje pas vrasjes së Flamur Beqirit në Londër

Shqiptari, Flamur Beqiri është qëlluar për vdekje para gruas së tij Debora Beqiri.

36-vjeçari raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjes. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar, por policia është pronencuar për ecurinë e hetimeve.

Kryeinspektori i detektivëve, Jamie Stevenson, është shprehur se sa i përket motivit të vrasjes hetimi është në faza të hershme.

“Hetimi ynë është në fazat shumë të hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili mund të jetë motivi që ka sjellë që një njeri të humbasë jetën e tij në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së  tij, shkruajnë mediat e huaj, raporton Insajderi.

I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllau i modeles dhe ish-yllit “Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri.

Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.

Vittoria Amati, 60 vjeçare tha se ishte duke shikuar televizion kur dëgjoi të shtënat.

”Ngjanë njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja/Insajderi.com