Policia jep detaje për 77 vjeçaren që u gjet e vdekur në Prishtinë

Policia jep detaje për 77 vjeçaren që u gjet e vdekur në Prishtinë

Një grua rreth të 80-ve është gjetur sot pa shenja jete rreth orës 09:00, në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekje e ka konstatuar ekipi mjekësor të cilët kanë ndalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se ne rrugën Hyzri Talla ne Prishtine, është i shtrire një person (femër – 1942). Menjëherë ne vend ngjarje kane dale njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me rastin po merren njësite përkatëse policore.” ka thënë Ahmeti.