aksidentin i cili ndodhi sot, e shtunë, afër men" />

Policia jep detaje për aksidentin afër mensës së studentëve në Prishtinë

Policia jep detaje për aksidentin afër mensës së studentëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është lënduar në aksidentin i cili ndodhi sot, e shtunë, afër mensës së studentëve në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën ‘Edmon Hoxha’ Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Insajderi.com