
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e trafikut të djeshëm që përfundoi me fatalitet në Drenas, njofton Insajderi.
Në raportin e saj të përditshëm, PK kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokuorit është dërguar në mbajtje.
Aksidenti i ndodhur në orën 19:30, ku la të vdekur një këmbësor, ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së vozitësit të automjetit.
“Drenas 14.09.2020 – 19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com