Policia jep detaje për aksidentin ku është i përfshirë Presidenti

Policia jep detaje për aksidentin ku është i përfshirë Presidenti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ku është përfshirë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ata nuk përmendin emra të atyre që janë aksidentuar, raporton Insajderi.

Sipas policisë, aksidenti është regjistruar të këtë ndodhur në orën 14 e 55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.

“Në Komoran ka ndodhur një aksident në orën 14:55, ku kanë qenë të përfshira katër vetura, dhe në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, kanë thënë nga policia.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë katër automjete mirëpo përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Policia me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e aksidentit dhe i ka kryer matjet ndërsa rruga tani është e liruar për qarkullimin e automjeteve. /Insajderi.com

Pamje të reja nga aksidenti në të cilin u përfshi eskorta e presidentit Thaçi