Një vajzë gjashtë vjeçare dhe nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjakovë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Cermjan.
Sipas raporteve të fundit të policisë, thuhet se numri i të lënduarve në këtë aksident ka shkuar në dhjetë, derisa mbrëmë u raportua për nëntë.
“Si pasojë e aksidentit një femër K-Shqiptare ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime trupore pësojnë 10 persona katër meshkuj dhe gjashtë femra K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve. /Insajderi.com