
Sot rreth orës 15:00 një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka bërë të ditur se një vozitëse është vetë-aksidentuar pasi që ka humbur kontrollin mbi makinë dhe si pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Rreth orës 15:00, në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë e përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetë-aksidentuar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.