
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e së shtunës në autostradën “Ibrhahim Rugova”, afër Bellanicës së Malishevës.
Automjeti është goditur nga një furgon pasi ishte ndalur në shirin e emergjencës në autostradë.
Më pastaj viktima ishte goditur duke hyrë në veturë. Shoferi shkaktar është arrestuar.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com