Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur dje në fshatin Ponoshec të Gjakovës, njofton Insajderi.

Siç raportohet nga Policia e Kosovës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

Deri te aksidenti ka ardhur meqë i dyshuari – shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke e drejtuar veturën ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është ndeshur me veturën tjetër.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh.Ponoshec,Gjakovë, 18.01.2021-17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke drejtuar veturën VW Golf me targa te Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është ndeshur me veturën tjetër VW Pasat me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjer i tij mashkull kosovar kane ndërruar jete ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima dhe një pasagjer tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Me vendim te prokurorit trupat e pa jete janë dërguar ne IML për Obduskion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com