aksidentin e trafikut në Gllogoc, të " />

Policia jep detaje për aksidentin në Gllogoc ku vdiqën dy gra

Policia jep detaje për aksidentin në Gllogoc ku vdiqën dy gra

Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç dy grave që humbën jetën të dielën mbrëma në aksidentin e trafikut në Gllogoc, të lënduar rëndë kanë mbetur edhe tre persona, përcjell Insajderi.

Ata janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët, rreth orës 15:50.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit dy persona femra kosovare kanë vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar rëndë. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Insajderi.com