Policia jep detaje për aksidentin në Pejë – Ka të lënduar

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksidente trafiku në Pejë mes një veture dhe një motoçiklete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka treguar që motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës  pas mesnate mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai është jashtë rrezikut për jetë.”, tha Driton Rugova.