Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Sot rreth orëve të mbrëmjes, ka ndodhur një aksident në komunën e Pejës.

Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë nga rajoni i Pejës, ka thënë për Insajderin se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Në rrugën Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ozdrim, dy automjete janë aksidentuar ndërsa katër persona janë lënduar që më pas janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Ibra për Insajderin.

Sipas tij, personat janë jashtë rrezikut për jetë./Insajderi/