Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbet i vdekur një person

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbet i vdekur një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm që ndodhi në Podujevë, i cili rezultoi me fatalitet, njofton Insajderi.

Siç njofton policia në raportin e saj 24 orësh, një person është arrestuar pasi që i njëjti nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar edhe viktima-femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shakovicë, Podujevë 21.02.2021-19:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda, dhe për pasojë ka ndërruar jetë  pasi është dërguar në QKUK. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët kujdestar. Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar edhe viktima-femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com