Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë – Motoçikleta goditi një grua

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë – Motoçikleta goditi një grua

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur para pak minutash ku një grua është goditur nga një motoçikletë.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Ilir Konushefci ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin dërguar Insajderit./ Insajderi.com