Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku humbi jetën një 59 vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku humbi jetën një 59 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar  se shkak i aksidentit të ndodhur mbrëmë ku vdiq një person në Vushtrri, dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë nga vozitësi i veturës, shkruan Insajderi.

Sipas policisë,  trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësorë Ligjor për obduksion.

Ndërsa, me vendim të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar . Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipi i ndihmës së shpejtë dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com