Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në pasditen e të enjtes në qytetin e Vushtrrisë, në afërsi të hotel ‘Kalaja’.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se dy persona janë të lënduar si pasojë e aksidentit dhe të njejtit kanë marrë tretman mjeksor në QKMF në Vushtrri.

“Dy vetura janë të përfshira në aksident, dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar tretman mjeksor në QKMF në Vushtrri”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet pse ka ndodhur  aksidenti.