Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve i cili ka rezultuar me arrestimin e një person të dyshuar, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit, thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar të Krimeve të Rënda si dhe me urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bërë kontrollimi i 4 lokacioneve (banesave)të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Me tej, thuhet se personi i dyshuar E.A është dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar.
Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.
“ Te i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit janë gjetur një (1) Revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 Euro para të gatshme si dhe një çelës i derës. Gjatë realizimit të kontrollit në këto lokacione përveç të cekurave më lartë janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjërat si në vijim: Ø 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram, Ø 1 (një) paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, Ø 3 (tre) paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram Ø 1 peshore digjitale ,,SCALE’ Ø 1 Veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar Ø 1 veturë e tipit AlfaRomeo Ø Një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës. Ø Revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, Ø Peshore Digjitale CEG Model : Ø Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U . Ø Dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, Ø 6 (gjashtë fishek) të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, Ø 9 (nëntë) copë çelsa të dyerve të ndryshëm Ø Pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet me tej në njoftim./Insajderi.com