Policia jep detaje për alarmin me bombë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Policia jep detaje për alarmin me bombë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë informata mbi dyshimet për vendosjen e një mjeti shpërthyes në rrugën Luan Haradinaj të Prishtinës, në afërsi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderin se rreth orës 10:30, Policia është njoftuar lidhur me alarmin për bombë afër KGjK-së.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy  objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese”, ka thënë Ahmeti.  “Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”.

Sipas dëshmitarëve, persona të panjohur kanë telefonuar sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe kanë kërcënuar për vendosjen e një bombe në afërsi të objektit të saj. /Insajderi.com