Policia jep detaje për arrestimin e një personi dhe intervistimin e dy tjerëve në akzuat për “pastrim parash”

Policia jep detaje për arrestimin e një personi dhe intervistimin e dy tjerëve në akzuat për “pastrim parash”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të enjten një person dhe ka intervistuar dy gra si të dyshuar për “pastrim parash” në muajin shkurt të këtij viti në Drenas, shkruan Insajderi.

Sipas policisë më urdhër të Gjykatës është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri monedha nga 50 euro të cilat ishim me ngjyrë.

Pas konsultimit me prokurorin dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa është arrestuar  i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

“ Me 27.05.2021 pas zhvillimit të hetimeve në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bërë kontrolle në shtëpinë e të dyshuarve nën dyshimin të kenë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë në vlerë prej 5900 euro me ç ‘rast janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit, gjatë bastisje në shtëpinë e të dyshuarës ku janë gjetur dhe konfiskuar tri monedha nga 50 euro të cilat ishim me ngjyrë. Pas konsultimit me prokurorin dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com