Policia jep detaje për arrestimin e një zyrtari komunal dhe fermerit

Policia jep detaje për arrestimin e një zyrtari komunal dhe fermerit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një zyrtari komunal Drejtorinë e Bujqësisë së Komunës së Gjilanit si dhe një fermeri.

Në raportin njëzetekatër orësh të Policisë, thuhet se të dyshuarit kishin bashkëvepruar me njëri tjetrin duke vendosur në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës – i cili dhe ka paraqitur rastin.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Gazeta Online Insajderi, ka njoftuar të premten për këto dy arrestime.

Më 24 shkurt, Policia e Kosovës hyri në Ministrinë e Bujqësisë për një serë arrestimesh, mbi të akuzën “keqpërdorim subvencionesh”. /Insajderi.com