
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e dy shtëpive në Graçanicë, mëngjesin e të enjtes, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, deri të kaplimi i shtëpive nga zjarri kishte ardhur si pasojë e djegies së disa mbetjeve nga ushqimi i bagëtive.
Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar , ndërkaq rasti është nën hetime.
“Derisa i dyshuari mashkull kosovar kishte qenë duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi të cilat janë djegur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com