dy shtëpive në Graçanicë, mëngjesin e të enjtes, shkruan Ins" />

Policia jep detaje për djegien e shtëpive në Graçanicë

Policia jep detaje për djegien e shtëpive në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e dy shtëpive në Graçanicë, mëngjesin e të enjtes, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, deri të kaplimi i shtëpive nga zjarri kishte ardhur si pasojë e djegies së disa mbetjeve nga ushqimi i bagëtive.

Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar , ndërkaq rasti është nën hetime.

“Derisa i dyshuari mashkull kosovar kishte qenë  duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi  të  cilat janë djegur. Nuk raportohet për  të  lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com