Policia jep detaje për djegien e veturës në veri

Policia jep detaje për djegien e veturës në veri

Një veturë me targa të  Beogradit është djegur gjatë natës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se vetura është gjetur e djegur rreth orës 00:50, shkruan Insajderi.

“Vetura “Shkoda” me targa të Beogradit është djegur në ora 00:50 minuta në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës”, ka thënë Hoti.

Nuk është hera e parë që në veri të Mitrovicës ndodhin incidente të tilla. /Insajderi.com