Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në afërsi të kosovarëve në Zubin Potok

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në afërsi të kosovarëve në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur sot në Zubin Potok të Veriut të Mitrovicës, ku dyshohet se një grup i organizuar për ecje nëpër male, është sulmuar me armë zjarri nga dy persona që dyshohet se ishin serbë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili tha se nga ky rast asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, poashtu nuk janë shkaktuar as dëme materiale.

Sipas tij, pjesë e këtij grupi ishin rreth 40 persona, të cilët kanë hasur në dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara”, tha Hoti. /Insajderi.com