
Të enjten mbrëma, rreth orës 21:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në “Rrugën B” në Prishtinë.
Nga ky incident nuk ka persona te lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Informatat e para falsin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Borovci./Insajderi.com