gjuajtje me armë zjarri në "Rrugën B" në Prishtinë. " />

Policia jep detaje për incidentin te “Rruga B” në Prishtinë, s’ka të lënduar

Policia jep detaje për incidentin te “Rruga B” në Prishtinë, s’ka të lënduar

Të enjten mbrëma, rreth orës 21:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në “Rrugën B” në Prishtinë.

Nga ky incident nuk ka persona te lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Informatat e para falsin për  dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Borovci./Insajderi.com