
Një person është gjetur i pajetë gjatë ditës së djeshme në Graqanicë, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se trupi është gjetur nga dëshmitari në rrethana të panjohura.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutitn e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Graqanicë, Prishtinë 03.02.2021-07:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga dëshmitari mashkull kosovar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com