Policia jep detaje për personin e vdekur që u gjet në Graçanicë

Policia jep detaje për personin e vdekur që u gjet në Graçanicë

Një person është gjetur i pajetë gjatë ditës së djeshme në Graqanicë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se trupi është gjetur nga dëshmitari në rrethana të panjohura.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutitn e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Graqanicë, Prishtinë 03.02.2021-07:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga dëshmitari mashkull kosovar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com