Policia jep detaje për plagosjen e 23-vjeçarit

Policia jep detaje për plagosjen e 23-vjeçarit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një “tentativë vrasje” që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku është plagosur një burrë i moshës 23-vjeçare.

Policia e Kosovës ka dhënë inicialet e 23-vjeçarit, derisa ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, raporton Insajderi.

“Rreth orës 4:00 të mëngjesit kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Fazli Grajqevci’. Bëhet fjalë për viktimën mashkull sh.M 1994, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë për Insajderi, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se “rasti është inicuar si vrasje në tentativë dhe me të po merren hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë.” /Insajderi.com