Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Deçan

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka plagosur një person tjetër dje rreth orës 08:20 në rrugën “Enver Haradinaj” në Deçan.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, viktima ka pësuar lëndime nga arma dhe është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.