Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Pejë një person të dyshuar pasi pasi që i njëjti pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër e komunitetit egjiptian ndërsa ka dulmur fizikisht edhe viktimën tjetër mashkull, po ashtu i komunitetit egjiptian, duke e goditur me tytën e revoles.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.