Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

“Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com